Armando Sadiku ia ka dalë të shënojë gol në kampionatin elitar të Indisë me fanellën e Goas. Në ndeshjen shtëpiake ndaj Jamshedpur, në kohën shtesë të pjesës së parë, sulmuesi kuqezi me një goditje nga distanca gjeti të papërgatitur portierin Albino Gomes.

Kjo nuk është hera e parë që 33-vjeçari luan në Indi. Në sezonin e kaluar, Sadiku realizoi 8 gola dhe dhuroi 1 asist me fanellën e Mohun Bagan. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij në këtë edicion të ri futbollistik, me pritshmëritë që janë të larta.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb