Porti i Durrësit është kthyer në një destinacion turistik te turizmit me jahte.  450 jahte dhe megajahte janë ankoruar në portin e Durrësit vetëm për 8 muajt e parë të këtij viti.

Kapiteni i portit të Durrësit, Tauland Allka deklaron se me këtë ritëm pritet të tejkalohet edhe 2023, duke rritur ndjeshëm edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit, ku janë përfituar deri më tani 1 miliardë e 65 milionë lekë.

Rritje ka shënuar edhe transporti i udhëtarëve gjatë këtij sezoni veror. Janë 20 përqind më shumë se një vit më parë. Ndërkohë  që pavarësisht se numri i kroçerave ka qenë më i ulët, ato kanë sjellë më shumë udhëtarë.

Kapiteni i portit bën me dije se puna në portin më të madh në vend vijon në çdo sektor, ndërsa kanë nisur edhe prenotimet për vitin 2025, ku është zgjeruar edhe harta e shteteve që zgjedhin Durrësin si stacionin e tyre kryesor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb