Ekstradohet nga Kolumbia shtetasi Admir Tutaj.

Tutaj u arrestua pak kohë më parë nga autoritetet kolumbiane për veprën penale “Trafik i armëve” i mbetur në tentativë.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në bashkëpunim me persona të tjerë  kishin siguruar armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

Bëhet fjalë për një operacion të organizuar nga Policia e Shtetit në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit, ku u zbulua arsenal armësh i fshehur në një tavolinë druri.

Mediat vendase raportojnë se Tutja, pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të armëve, mbërriti në Kolumbi me autobus në Antioquia, por u ndalua në zyrat e imigracionit te aeroportit “Ernesto Cortissoz” në Barranquilla.

Admir Tutaj1
Admir Tutaj1

Aty dyshohet se përpunonte dokumente me të cilat synonte të largohej jashtë vendit.

Tutaj është transferuar tashmë në aeroportin El Dorado në Bogota, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb