Nuri Sahin, trajneri i Dortmund, në konferencën për shtyp në fund të ndeshjes së fituar ndaj Brugge, u shpreh i lumtur për paraqitjen e skuadrës.
“Në fund ishte thelbësore të qëndronim në lojë gjatë gjithë kohës dhe të fitonim. Në një botë ideale, lojtarët që vijnë nga stoli vendosin ndeshjen.
Ishte e rëndësishme të nisnim me tre pikë. Disa herë situata ishte në favor të kundërshtarit, në disa të tjera ishim ne më mirë. Gittens po rritet, më pëlqen si lojtar” – tha Sahin.
(J.S/BalkanWeb)