Daniele De Rossi u shkarkua nga pankina e Romës në fillim të javës, për shkak të rezultateve të dobëta. Sulmuesi i skuadrës kryeqytetase, Pauolo Dybala ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i uron suksese De Rossit.
Dybala lë të kuptohet se vendimi për largimin e tij nga stoli, nuk ka qenë i duhuri.
“Zotëri, nuk kanë kaluar shumë muaj, por ka mjaftuar për të na përcjellë shumë gjëra në nivel sportiv dhe njerëzor. Futbolli shpesh është i padrejtë … faleminderit për gjithçka dhe ju uroj më të mirën për veten tuaj në të ardhmen”, ka shkruar Dybala.
View this post on Instagram
(J.S/BalkanWeb)