Shakira ka mbetur e habitur gjatë performancës së saj në një klub nate në Miami, kur ajo pa një burrë, që po përpiqej ta incizonte poshtë fustanit të saj.
Burri u kap në video, që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Kjo gjë shkaktoi bujë, pasi këngëtarja iku e indinjuar nga skena, kur vërejti se çfarë po ndodhte.
Fillimisht, përdoruesit në rrjetet sociale spekuluan, duke thënë se personi ishte fans i Shakirës.
Por Marca ka raportuar se burri “misterioz” ishte në fakt anëtar i stafit të këngëtares. Kur kjo ndodhi, Shakira ka qenë duke performuar këngën e saj, “Soltera”.
(Balkanweb)