TIRANE

Prej kohësh kemi mësuar për lidhjen e Anna Likës dhe Bjordi Mezinit. Çifti është treguar shumë i rezervuar për të ndarë detaje, por lajmet e bukura nuk mund të shmangen pa u mësuar.

Së shpejti, ata do të bekohen me një fëmijë. Revista “Who” ka publikuar disa foto të tyre në një festë ku pas tyre duken vetëm tullumbace e dekor i bardhë. Edhe Anna ka veshur gjithashtu një fustan të bardhë pas trupit ku dallohet forma e barkut të rrumbullakosur.

Duket se festa është “gender reveal” dhe vetëm pak më parë është zbuluar se bekimi i parë i Bjordit dhe Annës do të jetë një vajzë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb