Historia që do të trajtohet ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24 të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ka të bëjë me një lidhje intime mes dy të rinjve të cilët u njohën nëpërmjet rrjeteve sociale.
Dy të rinjtë kishin krijuar lidhje dashurie në distance edhe pse të dy janë të martuar dhe me fëmijë.
35-vjeçari rrëfen se dashuria për vajzën nisi si lojë, por më pas u dashuruan dhe krijuan një lidhje në distancë.
Problemet në familjet e secilit nisen të thelloheshin deri të bashkëshortët.
35-vjeçari rrëfen se e dashura e tij dhunohet dhe abuzohet seksualisht nga bashkëshorti me dhunë dhe pa dëshirë. Ai kërkon që ta shpëtojë atë nga kjo dhunë duke denoncuar rastin dhe duke u shprehur se ka shumë muaj që ka humbur komunikimin me të.
“U njohëm në fillim të prillit. Kishim një grup në WhatsApp edhe me nënën e vajzës. Më tregonte që nuk ishte e lumtur dhe se kishte ikur disa herë nga bashkëshorti por më pas ishte kthyer sërish.
Që në fillim më tregoi të vërtetën që ishte e martuar. Edhe unë ia tregova të gjitha që në fillim. Kur më tregoi se çdo gjë e bënte me zor, i thashë ta lërë bashkëshortin. Vajza është 22-vjeç dhe ka 4-5 vite e martuar. Është marruar kur ishte minorene. Ishin marrë me dashuri. Zotëria e ka rrëmbyer dhe vajza për një kohë të gjatë nuk fliste me familjen e saj.
E ëma e 22-vjeçares më ka treguar se bashkëshortin e vajzës nuk e donin. Me sa më ka treguar 22-vjeçarja, bashkëshorti i saj ishte rreth moshës 28-vjeç. Ai e rrihte dhe abuzonte seksualisht me dhunë me të.
Me vajzën nuk jam takuar asnjë herë. Flisnim vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale. Flisnim në kamer. Edhe me të edhe me nënën e saj.
Ajo nuk e ka denoncuar dhunën sepse ai e kërcënon, i ka thënë që këtu nuk largohesh kurrë, edhe nëse nis gjyq.
Në dijeni për dhunën e di edhe nëna edhe vëllai i saj. Po e hedh veten në zjarr për këtë vajzë, dua vetëm ta ndihmoj. Ne kemi mbyllur gjithçka bashkë, por dua vetëm që ajo vajzë të shpëtohet. Ata kanë një djalë të moshës rreth 1 vjeç e gjysmë”, tregon ai.
(BalkanWeb)