Sot në vendkalimin kufitar Bllacë, në Maqedoninë e Veriut është vendosur tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe.

Para disa ditëve në këtë vendkalim ishte hequr tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe dhe ishte vendosur vetëm ajo në gjuhën maqedonase. Rasti u denoncua nga mediat, ndërsa shqiptarët e Dibrës së Madhe bënë reagime të ashpra kundër aktit.

Reagime të shumta pati edhe nga opinioni i gjerë në vend, ndër të cilët reagoi edhe kryeministri, Hristijan Mickoski të cilën ngjarjen e cilësoi si përpjekje për destabilizim të vendit.

“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve.

Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për videolotari të egra, lotari online dhe kështu me radhë”, tha Mickoski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: