Të dielën është derbi, por te Milani ndjesia është se ata tashmë po shohin përtej. Fonseca është më shumë se në “gremin” dhe vetëm një sukses ndaj Interit, bindshëm aq sa, duket se mund ta shpëtojë. Me pak fjalë, duhet një mrekulli dhe në pak ditë është e vështirë të imagjinohet se kuqezinjtë do të ndryshojnë tërësisht fytyrën.

Për zëvendësuesin e portugezit ka nisur të diskutohet tashmë mes drejtuesve dhe idetë janë të ndryshme: Sarri është një teknik që ata pëlqejnë, por emri që ka dalë së fundmi është ai Igor Tudorit, i cili është i preferuari i Zlatan Ibrahimovic. Ka vetëm një siguri: Tek Milan do të përpiqen të punësojnë një trajner që e njeh tashmë kampionatin italian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: