Përpara disa ditësh, biznesmeni i njohur Kristian Boçi u përfshi në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku humbi kontrollin e makinës, duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe më pas përfundoi në kanal.

Për biznesmenin Boçi dhe familjen e tij këto kanë qenë ditë aspak të lehta. Pas aksidentit të rëndë ku u përfshi bashkë me fëmijët e tij, Boçi tha se ka humbur njërin sy, saktësisht atë të majtë.

“Faleminderit për mesazhet. Vërtetë kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët”, tha biznesmeni ditë më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa sot, ka publikuar një tjetër foto, ku shihet pranë nënës së tij. Kristiani ka shprehur falënderime për të gjithë njerëzit që i kanë dërguar mesazh në këto ditë jo të lehta për të, si dhe ka falënderuar edhe mjekët në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlerësojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Kristian Boçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: