Shërbimi Sekret nuk po qesh me të ashtuquajturën “shaka” të Elon Muskut për një atentat ndaj ish-presidentit amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentes, Kamala Harris.
Menjëherë pas tentativës së dytë të atentatit ndaj Donald Trumpit, shefi i platformës X, Musk iu përgjigj një pyetjeje të DogeDesigner “pse duan të vrasin Donald Trump?”
“Dhe askush nuk po përpiqet ta vrasë Biden/Kamala”, ishte përgjigja e Muskut, e cila ishte e shoqëruar me një figurë (emoji) duke menduar.
Mesazhi shkaktoi aq shumë zemërim, sa që 53-vjeçari e fshiu pak më vonë mesazhin, duke pretenduar se ishte vetëm një shaka, raporton bloomberg.
Por, mbi 198 milionë ndjekësish e kishin parë tashmë mesazhin në X dhe me sa duket po ashtu edhe Shërbimi Sekret.