Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se do të garojë si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, në Tiranë.

Ai e zbuloi këtë gjatë një konference me gazetarët, ku u pyet për deklaratën e kreut të PD, Sali Berisha, i cili u shpreh se do të hyjnë në zgjedhje si një koalicion me parti të tjera opozitare.

Pyetje: Në një intervistë ditën e djeshme, Lideri I Partisë Demokratike, Z. Sali Berisha, ka konfirmuar se opozita do të garojë në koalicion zgjedhjet e ardhshme.
Cila është përgjigja juaj?

Përgjigje: Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë edhe nga prezenca e saj në parlament.

Pyetje:Cfarë përgatitjesh organizative po bën Partia e Lirisë për Bashkinë dhe Qarkun e Tiranës në funksion të zgjedhjeve të ardhshme?

Përgjigje: Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti I Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb