Dy persona janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur në Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se mjeti Volksvagon vinte në drejtim të Lezhës dhe është përplasur ballë për ballë me një Mercedez, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Ndërsa, në aksident u përfshi edhe një furgon me polakë, por pa probleme për pasagjerët që ishin në të. Dyshohet se shkak është bërë devijimi që ka tentuar të bëjë mjeti Mercedez, për të shmangur një kanal uji që ka prekur edhe shtratin e rrugës.

(Balkanweb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: