Ndërsa Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të drejtat e njeriut ka trajtuar agresionin rus në Ukrainë, Ambasada ruse në Tiranë ka deklaruar se në festival po shprehen akuza të pabaza kundrejt asaj që po ndodh në luftë. Sot ka reguar drejtori i festivalit Kujtim Çashku i cili thotë se detyra e festivalit është të flasë për të drejtat e njeriut dhe krimet, edhe kur ato ndodhin në Ukrainë.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të drejtat e njeriut ka trajtuar edhe këtë vit përmes filmave të ndryshëm agresionin rus në Ukrainë. Një prej filmave u shfaq në Kuvendin e Shqipërisë dhe zbardhi telefonatat që ushtarët rusë bëjnë me familjarët duke sjellë përmes tyre edhe dëshmi për krimet.

Të enjten, Ambasada Ruse në Shqipëri përmes një reagimi tha se “në kuadër të festivalit janë shprehur akuza të pabaza ndaj Rusisë për kryerjen e mizorive kundër popullsisë civile në zonën e operacionit ushtarak”. Në përgjigje të këtij reagimi, drejtori i festivalit, Kujtim Çashku ka dhënë sot përgjigjen e tij.

Kujtim Çashku shtoi se nuk mund të heshtet per atë që ndodh në Europë. Festivali këtë vit në edicionin e tij në 19-të dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian, ka sjellë ndër vite, filma e dokumentarë që kanë hulumtuar, shkelje të të drejtave të njeriut, cënim të demokracive, vrasje masive, përdhunime, pabarazi gjinore dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me vlerat dhe parimet europiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb