Aldo Bumçi ka deklaruar se Partia Demokratike do të punojë për të kthyer historinë e Shqipërisë.

Ai theksoi se gjatë 13 viteve të qeverisjes së PD, shqiptarët kanë parë vetëm ndryshime, në kontrast me qeverisjen aktuale, e cila, sipas tij, ka shkaktuar boshatisjen e vendit.

Bumçi shtoi se shqiptarët kanë besim te demokratët, duke përmendur se ata dalin për të protestuar dhe mbushin bulevardin kur PD i thërret.

“Ne do jemi në lartësinë e thirrjes, e përgjegjësisë që me mençuri ne ta kthejmë historinë e këtij vendi. Kam besim, nga Zoti patjetër se na jep fuqi e shpresë që e keqja s’do fitojë.

Besimi im buron nga demokratët dhe shoqëria, që sot në mandatin e 3 në opozitë mbush bulevradin. Besojnë te ne demokratët, kanë shpresë ndaj mbushin bulevardet.

Nëse do mendonim se kryetari jonë s’është i ndershëm dhe do qeverisnim si Rama do kishim rrugë bosh. Kemi qeverisur vetëm 13 vite nga 33 vite komunizmi. Diferenca është nata me ditën, e lamë Shqipërinë 3 milionë banorë, sot është e braktisur, Rama e ka boshatisur vendin.

13 vite shqiptarët panë ndryshimin, ndaj mbushën sheshet. Na besuan ndaj na votuan vjet. Turp që po ndodh në mes të Evropës. Një opozitë që liberalizoi vizat, futi vendin në NATO. Sot Kosova goditet në Tiranë.

Na e hoqën emrin, së është emër i madh, ndaj na e morën emrin. Ia hoqën emrin Berishës, se ka emër. Sepse frymëzon. Kam besim që do jemi në lartësinë e thirrjes. Koha kërkon ndryshim, ndaj Rama manipulon me krimin. Ne i kemi votat, por duhet të rrëzojmë murin e manipulimit të Edi Ramës. Të rikthejmë Dhjetorin e shpresës”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb