Mundësia që pati një person i vetëm i armatosur që të qëllojë tetë herë drejt ish-Presidentit Donald Trump gjatë një aktiviteti elektoral në Pensilvani ishte pjesërisht rezultat i dështimeve të shumta nga agjentët që u ishte ngarkuar detyra e mbrojtjes së ish-presidentit.

Me këtë konkluzion ka dalë shërbimi seret. Në raportin për hetimin e brendshëm, identifikohen probleme me komunikimin dhe koordinimin, përpara tubimit të 13 korrikut në qytetin Butler, si dhe mbështetjen e tepruar tek agjencitë partnere të zbatimit të ligjit në nivel shtetëror dhe lokal.

“Nuk mund të heqim dorë nga përgjegjësitë, apo t’ua kalojmë ato të tjerëve”, u tha gazetarëve të premten në Uashington drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret, Ronald Roëe.

Tentativa për vrasje tronditi pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe bëri që drejtorja e atëhershme e Shërbimit Sekret të jepte dorëheqjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: