Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dënoi sot sulmet e Izraelit në Liban, duke pohuar se këto sulme kanë vërtetuar shqetësimet e Türkiyes për ambiciet e Izraelit për të shtrirë konfliktin në gjithë rajonin, raporton Anadolu.

Duke folur për mediat në Istanbul përpara nisjes së tij për në New York, Erdogan tha se Izraeli po kryen sulme si një grup terrorist.

“Me këtë sulm shpërthimet e pajisjeve “pager” në Liban, Izraeli tregoi se nuk ka ndjeshmëri ndaj civilëve dhe mund të përdorë çdo mjet për të arritur ambiciet e tij të urrejtjes”, tha ai.

Rajoni tani po përballet me një “krizë të pashpjegueshme të madhe”, tha presidenti turk.

Presidenti Erdogan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht vendeve perëndimore, që “të ndalojnë së vëzhguari veprimet e neveritshme Izraelit dhe të ndërmarrin hapa parandalues”.

Të paktën 37 njerëz u vranë dhe më shumë se 3.250 të tjerë, përfshirë fëmijë dhe gra, u plagosën pasi pajisje “pager” dhe pajisjet të radio-komunikimit “ICOM” shpërthyen në Liban të martën dhe të mërkurën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: