Trajneri i Interit, Inzaghi është shfaqur optimist në konferencë para ndeshjes ndaj Milani.

“E dimë se çfarë loje do të gjejmë. Të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson derbi për ne, për klubin, për tifozët tanë. Do të duhet një Inter i veçantë, sepse pas ndeshjes që luajtëm në Evropë shpenzuam shumë energji fizike dhe mendore. Por ndonjëherë në ndeshje si derbi gjen energji që as e kishe menduar se i kishe.

Sezoni sapo ka filluar, nuk ka nevojë të mendojmë për derbit e kaluar. Janë kujtime të bukura, por kujtimet nuk sjellin pikë dhe gola. Do të luajmë kundër një ekipi që ka lojtarë të shkëlqyer. Milani luajti një ndeshje të shkëlqyer kampionati kundër Venezia-s, por në vend që të mendoj për Milanin, unë mendoj për ekipin tim. Ne do të duhet të luajmë një ndeshje me vendosmëri të madhe, sepse derbit shkojnë përtej parashikimeve dhe çdo detaj do të jetë thelbësor.

Nuk duhet të ketë nënvlerësim. Do të gjejmë një Milan që ka bërë një ndeshje të shkëlqyer kundër Venezia-s në kampionat. Më pas humbën kundër Liverpool-it, por nuk mendoj se si do ta gjej Milanin, mendoj se çfarë do të duhet të bëjmë. Do të nevojitet shumë vrap, agresivitet dhe vendosmëri.”, tha Inzaghi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb