Edon Zhegrova në formë. Sulmuesi i Kosovës ka realizuar dopietë me Lille, në ndeshjen shtëpiake ndaj Strasbourg.

Goli i parë i tij erdhi në minutën e 15-të, ndërsa i dyti në të 27-tën. Zhegrova shpërblen kështu besimin e dhënë nga trajneri, duke u konfirmuar si një nga më të mirët në skuadra.

Ai ka luajtur për skadrën franceze në kualifikuese e Champions dhe në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni.  Më parë, 25-vjeçari ka luajtur për Genk dhe Basel.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb