Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka zbuluar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, detaje nga projekti i ri për digjitalizimin e të dhënave në lidhje me kompanitë që merren me transportin e mbetjeve.

Ajo u shpreh se prej një viti IKM në bashkëpunim me AKSH kanë punuar për ndërtimin e një projekti për të ndërtuar një sistem të integruar të të dhënave mjedisore.

Sipas ministres, kjo do të mundësojë gjurmueshmërinë e çdo subjekti nga momenti i nisjes e deri në momentin e mbërritjes në destinacion.

Prej një viti IKM në bashkëpunim me AKSH kanë punuar për ndërtimin e një projekti për të ndërtuar një sistem të integruar të të dhënave mjedisore. Sistemi do të jetë i gjithi digjital dhe do të popullohet me të dhënat e të gjithë subjekteve që sot i kemi në trajtë gjysmë elektronike dhe gjysmë dokumentare. Në kohë reale për çdo subjekt do të bëhet gjurmueshmëria nga pika A në Zh. Nuk do të thotë se nuk do të ketë sërish shmangës të ligjit, por ndaj ka organe kontrollues për t’i parandaluar apo ndëshkuar. Po ndërtojmë dhe e kemi gati projektin i cili nis tani për zbatimin e sistemit”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb