Modeli i flokëve të Kate Middleton-it është receta e përsosur për volumin më të mirë të flokëve!

Modeli i flokëve të Kate Middleton-it është ndër më të preferuarat në botë. Të gjithë pëlqejnë flokët e saj të bukur ngjyrë kafe që kur ajo u shfaq përkrah Princit William në vitin 2010, kur çifti shpalli fejesën.

Gratë ishin të ngazëllyera me atë se sa të pasura, të harlisura dhe paksa të dredhura dukeshin flokët e saj

Fenirimi i famshëm “Chelsea” e flokëve të Kate u dizajnua nga parukieri i saj në atë kohë, Richard Ward, dhe kështu riktheu zyrtarisht trendin “big hair”, pra volumin e theksuar.

Flokët e Kate-s u bënë virale për herë të parë në vitin 2010, dhe kjo pamje u arrit duke përdorur furça të ndryshme dhe mbetet e popullarizuar edhe sot e kësaj dite, transmeton Telegrafi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: