Nedim Bajrami protagonist. Mesfushori i kombëtares ka dhuruar asistin e parë me fanellën e Rangers. Në ndeshjen e League Cup ndaj Dundee Fc, Bajrami shërbeu mjaft mirë për Dessers.

Për Bajramin, kjo ishte ndeshja e dytë me fanellën e kësaj skuadre. Kujtojmë se ai u transferua nga Sassuolo, pas rënies nga kategoria të ekipit nga “Reggio Emilia”. Kalimi në Skoci ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Philippe Clement, i cili sheh te futbollisti kuqezi njeriun e duhur për skemat e tij.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb