Lefter Alla, ish-Kryebashkiaku i Bulqizës, ka lënë qelinë, pasi përfundoi dënimin me dy vite burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme, për veprën penale “të shpërdorimit te detyrës” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

SPAK kërkoi fillimisht 3.6 vite burg për Lefter Allën, por me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 2 vite e 4 muaj heqje lirie dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Në dhjetor të vitit 2023, ish-kryebashkuaku i Bulqizës kërkoi nga Gjykata e Posaçme që ta shpallë të pafajshëm.

Alla u akuzua, gjykua dhe dënua, pasi sipas hetimeve të SPAK, favorizoi një të afërmin e tij, duke i dhënë një tender me vlerë 3 mln euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb