Rezultoi pa bujë rikthimi i Antonio Contes në Torino, si sfidues si ish ekipit të tij Juventusit. Bardhezinjtë marrin barazimin e tretë rradhazi pa gola në këtë kampionat. Një ndeshje që sikundër pritej do të ishte shumë e studiuar nga të dy teknikët dhe në fakt kështu rezultoi.

Si tekniku Motta po ashtu edhe Conte dukej se ishin kujdesur që më shumë të siguronin të mos dilnin pa pikë nga kjo ndeshje se sa të guxonin për të marrë maksimumin e pikëve.

Juventus dominoi sa i takon kontrollit të topit në këtë 90 minutësh, por “Zonja e Vjetër” ishte shumë pak agresive në portën kundërshtare. Nga një goditje në portë për secilën skuadër është treguesi më i qartë i zhvillimit të kësaj sfide. Për Juventusin ky është barazimi i tretë rradhazi 0-0, pas atyre ndaj Romës dhe Empolit. Skuadra e Mottës ngjitet në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Napoli me këtë barazim në 10 pikë.

Antonio Conte e komentoi kështu takimin e së shtunës, në Juventus Stadium:

“Ishte një rezultat i mirë, ndaj një kundërshtari tepër të fortë, në fushën e tyre. Jam pjesërish i kënaqur, u munduam të mos e linim Juventusin të dilte në lojën e tij dhe mendoj se ia arrite. Lukaku? Ai është ende shumë larg kondicionit fizik që unë mendoj se i duhet për t’u rikthyer të jetë lojtari që ne të gjithë njohim”, u shpeh Conte

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: