Tirana nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Partizanin në “Air Albania”. Një rezultat pozitiv mund të konsiderohet, pasi kishin përballë rivalin e përjetshëm.

Por nga ana tjetër nëse iu hedhim një sy rezultateve të 6 ndeshjeve të Superiores të zhvilluar nga ekipi i Bledi Shkëmbit, vëmë re se bardheblutë kanë vetëm barazime. 6 pikë në po kaq ndeshje lënë të kuptojnë se ekipi ka humbur rrugën që të çon drejt fitores.

Duket se te Tirana janë “abonuar” me barazimet, ndërsa kanë arritur të shënojnë 6 gola dhe të pësojnë po kaq të tillë. As derbi ndaj Partizanit nuk zgjoi te lojtarët ‘nervin” për të siguruar 3 pikët, të cilat do të ndryshonin atmosferën në ekip.

Bledi Shkëmbi duhet të mendojë tashmë një tjetër strategji për të çuar ekipin drejt fitoreve. Këtë duhet ta bëjë që në sfidën e radhës, ku bardheblutë do të sfidojnë Skënderbeun, takim që do të luhet javën e ardhshme në kryeqytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb