Valeria Tanashchuk paketoi disa sende të fundit nga shtëpia e saj, ku përfshihen ariu i preferuar i vajzës së saj Nicole, rroba, disa sende kuzhine dhe një furrë me mikrovalë.

Ajo është në pritje të furgonin të evakuimit, ndërsa në banesë kanë mbetur koleksioni i romaneve të nënës së saj Marina, një poster në mur me alfabetin ukrainas të shkruar mbi të dhe një palë pantofla me gëzof.

“Ne nuk duam të largohemi. Por a do të kishim zgjedhje?”, pyeti Tanashchuk, ndërsa një shpërthim i zhurmshëm jehoi aty pranë.

Shpërthimet përkeqësohen çdo ditë. Ato janë më të zhurmshme dhe më të shpeshta.

Po çfarë do të bëjë valeria më pas?

“Nuk kam një plan konkret”, shprehet ajo, ndërsa shton “do të përpiqem të gjej punë diku. Ne kishim shpresuar deri në fund se gjithçka do të rregullohej”.

Capture
Capture

Tanashchuk dhe babai i saj Rasim, po i thonë lamtumirë shtëpisë së tyre me numrin 6 të rrugës Hirnyka. Stërgjyshja e saj, Dosya e bleu pronën.

Për dy vjet e gjysmë qyteti i tyre – Pokrovsk – kishte shpëtuar nga luftimet më të këqija që përfshiu pjesë të tjera të provincës lindore të Ukrainës, pas pushtimit të gjithanshëm të Vladimir Putin në vitin 2022.

Capture.jpg1
Capture.jpg1

Megjithatë, në shkurt, trupat ruse filluan të afroheshin më shumë. Së pari ata pushtuan qytetin Avdiivka, jashtë Donetskut të pushtuar nga Kremlini. Pastaj ata “gëlltitën” fshatrat dhe vendbanimet fqinje. Javën e kaluar ata ishin gjashtë milje larg vilës së Tanashchuk, e cila rrethohej nga kopshti me perime, pemët e arrës dhe dardhës, hardhitë dhe trëndafilat tërheqës.

“Kopshti ishte pasioni im. Kam mbjellë manaferra dhe boronica. Kemi patate dhe tranguj. Por po lemë gjithçka pas”, shprehet ajo. Dy muaj më parë ajo dërgoi Nicole, shtatë vjeç, për të jetuar me nënën e saj pranë qytetit të Dnipro.

“Kur Nicole ishte këtu ajo ishte e tmerruar. Natën bombat vazhdonin ta zgjonin. Tani ajo ka frikë për ne. Ajo na lutet që të ikim”, tha ajo.

Pokrovsk dikur kishte 50 mijë banorë. Për më shumë se një dekadë – pasi Putini pushtoi pjesë të rajonit të Donetsk në vitin 2014 – ka qenë një qendër ushtarake ukrainase, si dhe një qendër hekurudhore dhe rrugore. Ushtarët që shkonin ose vinin nga vija e frontit e shtuan popullsinë. Ekonomia lokale lulëzoi, me dyqane celularësh dhe një restorant modern picash.

Pastaj rusët filluan të bombardojnë. Në gusht 2023, një raketë rrafshoi hotelin Druzhba, ku qëndronin gazetarët e huaj, dhe kafenenë italiane ngjitur. Banesat fqinje janë dëmtuar. Javët e fundit janë goditur më shumë ndërtesa në qendër të qytetit. Avionët e armikut kanë thyer ura në dhe rreth Pokrovsk, duke përfshirë një autostradë që e lidh me qytetin ngjitur të Myrnohrad.

Capture.jpg2
Capture.jpg2

Këto ditë Pokrovsk është pothuajse një qytet fantazmë. Shumica e banorëve të saj janë larguar, duke dëgjuar këshillën e kryetarit të bashkisë Serhii Dobriak. Ai u ka thënë civilëve që të evakuohen, duke theksuar se situata vetëm do të përkeqësohet.

Tani për tani, energjia elektrike funksionon. Nuk ka gaz. Rusët bombarduan objektin. Stacioni hekurudhor u mbyll javën e kaluar. Dritaret janë të veshura me kompensatë. Rreth 18,000 njerëz kanë mbetur. Ato përfshijnë fqinjin 70-vjeçar të Tanashchuk, Nikolai, i cili pa teksa vullnetarët ngarkonin pasuritë e saj në një furgon transporti, së bashku me labradorin e familjes Jayce.

Çfarë do të bënte ai?

“Lufta është e tmerrshme. Por nuk mendoj se rusët do të më prekin”, tha Nikolai, duke ndezur një cigare me duar që dridheshin. Pas një reflektimi për një moment, ai tha “ndoshta do të largohem pak më vonë. Nuk e di vërtet”.

Shumë nga ata që qëndrojnë thonë se nuk kanë para për të marrë me qira një apartament në qytete të shtrenjta në perëndim, si Pavlohrad apo Dnipro.

Tregu i jashtëm i Pokrovsk mbetet i hapur, midis orëve jo të shtetrrethimit 11:00-15:00. Vendasit mbërrijnë me biçikleta për të pasur gjizë, domate dhe shpendë.

“Ky është vendi ynë. Ne nuk duam të shkojmë askund. Pse duhet të ikim?”, shprehet një tjetër banore.

Të tjerët kanë mbetur, ndoshta sepse janë të paaftë.

Valentina Dereviahina tha se duhej të qëndronte në Pokrovsk për t’u kujdesur për djalin e saj diabetik 42-vjeçar, një përdorues i karriges me rrota.

“Ne jemi ende duke u përpjekur ta largojmë atë”, tha ajo, ndërsa ndihmoi nënën e saj 86-vjeçare Liudmyla të hipte në një minibus evakuimi. Liudmyla shkoi me vajzën tjetër Maria. Furgoni u largua nga shtëpia e tyre në rrugën Pushkin. Valentina qau dhe përshëndeti me dorë.

Yuliia Sokol, themeluesja e organizatës bamirëse të evakuimit, Starting Point, tha se ekipi i saj kishte rënë dakord të evakuonte një grua të moshuar nga fshati Lysivka, 10 km në jug-lindje të qytetit.

“Ne folëm në telefon. Të nesërmen në mëngjes trupat ruse morën kontrollin. Ne telefonuam përsëri për t’i thënë se ishte shumë e rrezikshme për ta evakuuar atë. Ne nuk jemi gjithmonë të suksesshëm”, tha ajo.

Olena, ndërsa ngarkoi çantën e saj në furgonin e bamirësisë, i tha lamtumirë djalit të saj Danylo, 25 vjeç, i cili punon në minierën e Pokrovsk dhe po qëndronte. Miniera furnizon me qymyr industrinë e çelikut të Ukrainës dhe mbetet e hapur.

Danylo premtoi të ushqente macet e egra të bllokut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb