Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit, raporton gazetarja Marsela Topi për Balkanweb. Viktima është identifikuar si Isuf Buzi.

Këmbësori, i moshës 81-vjeç, është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes së fortë ka marrë dëmtime të rënda në kokë. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë, megjithëse është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:15, në rrugën “Skënderbej”, Fier, ku shtetasi M. J., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, Isuf Buzi, 81 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Mësohet se këmbësori po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është goditur nga automjeti.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb