Nuk ka paqe mes PSG dhe Kylian Mbappe. Klubi francez po i kërkon Ligës së Futbollit në Francë  që të rishikojë çështjen e sulmuesit.

Pak ditë më parë Liga urdhëroi klubin që t’i paguante pesë herë golashënuesit më të mirë të Ligue 1 55 milionë euro  paga të papaguara, duke i dhënë atyre tetë ditë afat. Ky vendim nuk i ka pëlqyer PSG-së, që ka reaguar menjëherë.

“PSG ka bërë ankim kundër vendimit të komisionit të LFP. Nuk është vetëm çështje e qëndrimit ligjor të klubit, i cili është plotësisht i justifikuar. Është gjithashtu çështje integriteti, ndershmërie, ruajtjes së vlerave dhe respektit për klubin parisien dhe tifozët, gjë që është më e rëndësishme se çdo lojtar”.

“Klubi mezi pret që këto detyrime themelore dhe të padiskutueshme të respektohen në rastin e duhur nëse lojtari vendos të ndjekë këtë çështje, gjë që do të vinte në pikëpyetje reputacionin e tij” – shkruan klubi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb