Barcelona nuk fal në La Liga. Katalanasit fituan 1-5 ndaj Villareal, në ndeshjen e luajtur këtë pasdite.

Robert Lewandowski vendosi ndeshjen në shinat e duhura, duke realizuar dopietë brenda 35 minuta. Perez ngushtoi shifrat, në të 38-tën.  Në pjesën e dytë, të besuarit e Flick nuk ulën ritmin, teksa “tundën rrjetën” edhe 3 herë të tjera me Torres e Raphinha (x2).

Barcelona kryeson La Liga me 18 pikë, 4 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt. Villareal renditet në vendin e pestë. Në ndeshjet e tjera të La Liga, Getafe-Leganes përfundoi 1-1, ndërsa Bilbao mundi 3-1 Celta Vigon.

 

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb