Komisioni i Sigurisë ka filluar me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës.
Në Komision ishte duke raportuar ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, por përpara se ai të merrte fjalën, deputeti demokrat Asllan Dogjani është përplasur me kryetarin e Komisionit Nasip Naçon, pasi ky i fundit nuk po i jepte fjalën për procedurë.
DEBATI
Nasip Naço: Nëse jeni në garë me njëri tjetrin nuk ka procedurë, jeni në garë nuk ka. Të vazhdojë ministri pastaj
Asllan Dogjani: Ka procedurë
Nasip Naco: Mos bërtit se nuk kam frikë
Asllan Dogjani: Raportin e ka dërguar 10 minuta përpara
Nasip Naco: E kuptoj që keni probleme me njëri tjetrin, por nuk ua zgjidh dot. Të flasë ministri pastaj ke të drejtën e fjalës. Nuk ka raport.
Asllan Dogjani: Më jap fjalën për procedurë, mos bëj protagonistin.
(balkanweb)