Në komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, po mbahet me kërkesë të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, mbi sigurinë në vend.

I pyetur nga deputeti Ervin Salianji në lidhje me efektivët që sipas një urdhri të ish- ministrit Taulant Balla duhet të deklaronin nëse kanë përdorur ose jo aplikacionin SKY, ministri Hoxha u shpreh se kushdo që e ka përdorur, do të përballet me ligjin.

Salianji: Sa prej punonjësve kanë zbatuar urdhrin që policët të tregonin a kishin përdorur aplikacionit SKY.

Ervin Hoxha: Në lidhje me Sky dhe aparatet e komunikimit që janë sekuestruar në Belgjikë, Holandë, Francë theksoj se punonjësit e policisë kanë deklaruar me vullnetin e tyre nëse i kanë përdorur apo jo. Ne si ministri shprehim vullnetin tonë për këto platforma të përdorura nga krimi. Ky është edhe vullneti im deri në fund si për çdo të implikuar tjetër dhe punonjës policie që i ka përdorur këto platforma do të përballen me ligjin që është në fuqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb