Një plagosje me thikë në Tiranë raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet.

I plagosuri është shprehur se nuk ka arritur që të shikojë se kush e ka qëlluar me thikë duke e plagosur në këmbë.

Gazetarja Bleona Sari raporton se i plagosuri nuk është në gjendje as të identifikojë lokacionin ku e kanë plagosur.

I plagosuri dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb