Moti i keq ka goditur ditën e sotme Kanën, duke krijuar përmbytje në rrugë, ndërsa autoritetet lokale kanë kaluar në gadishmëri.
Kryetari i bashkisë së Kanës, David Lisnar, përmes një postimi, bëri të ditur se nuk kishte marrë asnjë paralajmërim zyrtar nga shërbimi i motit.
Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohen të lënduar nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonin juglindor të Francës, ku në vitin 2015 të paktën 19 njerëz vdiqën nga përmbytjet dhe dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike.
Shërbimi meteorologjik francez raportoi në buletinin e tij se një stuhi e re ka të ngjarë të godasë Kanën në orët e pasdites.