Sparta e Pragës nuk ka të ndalur as në kampionat, teksa ka mposhtur kësaj radhe Ceske Budejovicen në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Chance Liga në Çeki me rezultat 0-2.
Golin i dytë në këtë ndeshje u shënua nga sulmuesi anësor Ermal Krasniqi në minutën e 55-të. Shqiptari i Kosovës, shënoi një gol nga brenda zonës, që është i dyti në këtë kampionat për të.
Vlen të theksohet fakti se Krasniqi dhe Rrahmani u aktivizuan titullarë, ndërsa Tuçi u hodh nga stoli në minutën e 65-të. Për sa i përket Qazim Laçi, ai nuk u preferua, duke u la të pushonte nga trajneri.
Přezkoumáno a gól platí ✅
Ermal Krasniqi tak navyšuje na 2:0! pic.twitter.com/TQkXQbqQS4
— Chance Liga (@chanceliga) September 22, 2024