Pak ditë pas publikimit të albumit të saj të ri, “143”, Katy Perry ishte në Brazil për një koncert të madh, në kuadër të festivalit të famshëm muzikor “Rock in Rio”.

Pas performancës së saj live, të shtunën e 21 shtatorit, këngëtarja ka postuar një video në rrjetet sociale nga ballkoni i dhomës së saj të hotelit ku po qëndronte. Në klip, Perry ka veshur rroba banje në ngjyrat e flamurit brazilian, syze dielli dhe u hedh trandafila rozë fansave të saj të mbledhur poshtë hotelit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

Ylli i popit falënderoi fansat e saj, duke thënë: “Miqtë e mi të Brazilit ju duam shumë. Ne do të jemi gjithmonë aty për ju herë pas here, ashtu siç keni qenë aty për mua. Ju kënduat aq fort në koncertin e djeshëm, sa nuk kam dëgjuar ndonjëherë dikë të këndojë këngët e mia kaq fort. Ju dua shumë, Australi është radha jote”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: