Kryeministri serb Milos Vuçeviç tha sot se blerja e avionëve luftarakë francezë Rafale dhe sistemeve të tjera mbrojtëse nuk ka për qëllim që ta bëjë Serbinë të hyjë në luftë kundër dikujt, por për të penguar “ata që po armatosen dhe armët që mund të përdoren kundër Serbisë”.

Ai tha në seancën e Kuvendit se Serbia do të ketë një qiell edhe më të sigurt me avionët Rafal dhe MIG-29 që ka në pronësi.

“Duke marrë parasysh atë që po ndodh në Kosovë dhe në rajon, duke marrë parasysh që disa vende po blejnë sisteme serioze që mund të na paraqesin rrezik, para së gjithash HIMARS-in, do të duhet të kemi një përgjigje adekuate dhe shumë shpejt do të dalim me sisteme të reja që do të kenë në dispozicion Forcat e Armatosura të Serbisë”, tha ai.

Sipas Vuçeviç, qeveria e Serbisë po shqyrton blerjen e avionëve nga vende të tjera dhe se ka probleme për blerje të tilla nga Rusia dhe Kina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb