Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është shprehur se sulmete fundit në Liban pritet që të jenë një faktor shtytës drejt përhapjes së luftës në rajon.

“Sulmet e fundit kundër Libanit dhe deklaratat e fundit të bëra nga Izraeli janë një manifestim i qartë i përpjekjeve për të përhapur luftën në rajon,” tha Erdogan në New York, atje ku u zhvillua sesioni i Erdogan 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti tha gjithashtu se gjenocidi që Izraeli po kryen në tokat palestineze, veçanërisht në Rripin e Gazës, kërcënon gjithashtu paqen në rajon.

“Institucionet dhe organizatat globale nuk kanë ndërmarrë asnjë hap efektiv për t’i dhënë fund shtypjes në Gaza ose për të parandaluar masakrën e Izraelit,” shtoi ai.

Duke theksuar se sistemi global ka filluar të humbasë gjithë “efektivitetin dhe besueshmërinë” e tij, Erdogan tha se institucionet, detyra e të cilave është të garantojnë paqen dhe sigurinë, janë “qartësisht në një gjendje kolapsi moral”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: