Kampionia olimpike e boksit nga Algjeria, Imani Kelif, mori pjesë në Javën e Modës në Milano.

Sportistja ishte në shfaqjen e pranverës 2025 të Matthieu Blazy së bashku me Kendall Jenner, Jacob Elordi, Yara Shahidi, Julianne Moore dhe Michelle Yeoh.

Në fotot që ka postuar edhe në llogarinë personale në Instagram, ajo shihet e veshur me një xhaketë të verdhë dhe me pantallona lëkure të zeza.

Khelif është medalistja e parë olimpike e Algjerisë në boksin e femrave dhe boksierja e parë femër që fiton një medalje të artë që nga viti 1996.

Akuzat se Khelif është një “burrë që lufton si grua” kanë shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga ata që e kanë njohur Khelifin që nga fëmijëria e saj. Këto pretendime u hodhën poshtë shpejt me publikimin e fotove të saj nga shkolla fillore, duke dëshmuar se ajo kishte qenë gjithmonë vajzë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tensioni rreth këtij rasti vazhdoi të rritet, me shumë zëra që mbështesin Khelif dhe të tjerë që vënë në dyshim pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike.

Përgjigjen e saj e kishte dhënë vetë ajo përmes rrjeteve sociale. “Për sa i përket kualifikimit apo jo, nëse jam femër apo jo, kam bërë shumë deklarata për mediat”, tha Kalif pas fitores së saj. “Kam të gjitha kualifikimet për të marrë pjesë në këtë event. Unë jam një grua si çdo grua tjetër. Unë kam lindur grua, kam jetuar si grua, kam luftuar si grua, nuk ka dyshim për këtë. Kritikët e mi, siç i quaj unë, janë armiq të suksesit tim. Pas sulmeve që kam marrë, fitorja ime ka më shumë vlerë”.

“Nderi im është i paprekur tani”, tha Kelif duke shtuar: “Sulmet që mora në rrjetet sociale ishin të shëmtuara dhe nuk kanë kuptim dhe ndikojnë në dinjitetin e njerëzve dhe mendoj se tani mënyra e të menduarit të njerëzve ka ndryshuar. Përsa i përket Federatës së Boksit (IBA), që nga viti 2018 luftoj nën ombrellën e saj. Ata më njohin shumë mirë, e dinë se për çfarë jam në gjendje, e dinë se si kam evoluar ndër vite, por tani nuk më njohin më. Ata më urrejnë dhe nuk e di pse. Unë po u dërgoj atyre një mesazh të vetëm: me këtë medalje të artë mbi të gjitha është dinjiteti im, nderi im”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb