Mbrojtësi Gabbia ishte heroi i Milanit, teksa shënoi në fund ndaj Interit, në ndeshjen e përfunduar 2-1 për kuqezinjtë. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Gabbia u shpreh i lumtur për pikët dhe golin.

“Të gjithë në skuadër, edhe Tammy i ardhur së fundmi, Fofana, por të gjithë, me të vërtetë, e kuptuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje, peshën që kishte për ne.

Jemi të lumtur. Shumë shpejt do të fillojmë të përgatitemi për ndeshjen e radhës” – tha Gabbia.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb