Profesori Ferit Duka e konsideroi të beftë idenë e hedhur mbi atë që quhet si “shteti i Bektashinjve”. Në emisionin “Open” në News24, Duka tha se përderisa po jepen disa detaje, kjo tregon se kemi të bëjmë me një projekt.

Duka tha se Kryegjyshata duhet ndihmuar me të gjitha instrumentet që ka në dorë për ta bërë atë një institucion të denjë për bektashinjtë e Botës.

“Por të vijmë te instrumentat. Ajo që propozohet për krijimin e një shteti sovran, brenda trupit të vogël siç është Shqipëria, një shtet që ka vuajtur nga kirurgji të pamëshirshme, mendoj se kjo ide është një kirurgji që nuk duhet ti bëhet shtetit tonë”, tha Duka.

Ai tha se ky instrument nuk e bën Kryegjashëtn botërore një institucion që të rrezatojë paqen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb