Analisti Fitim Zekthi e konsideroi si të tmerrshme idenë e hedhur për krijimin e “Shtetit të Bektashinjve”. Në emisionin Open në News24, Zekthi tha se një ide e tillë është anti-kombëtare.

“Një ide e tillë, së pari krijon precedentin e ndryshimit të kufinjve. Kjo më pas krijon precedentin që çdo fe mund të kërkojë të krijojë shtetin e saj. Është një qëndrim qesharak.

Sikundër qesharak është qëndrimi i Baba Edmond Brahimaj, i cili po turpëron një komunitet që ka dëshmuar një tjetër histori. Jam gati i shokuar, nuk arrij ta kuptoj dot këtë ide që artikulohet”, tha Zekthi.

Ai tha se një ide e tillë është një turp kombëtar, një marrëzi, e cila sot nuk po mbështetet nga askush, pavarësisht qëndrimeve politike që ka, i majtë apo i djathtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb