Historiani Neritan Ceka në emisionin “Open” në News24 duke komentuar idenë e krijimit të një mini-shteti brenda Shqipërisë, tha se fillimisht e kishte marrë si një shaka, por duket se Kryeministri po e trajton si një ide që ka marrë fund.
“Nga sa po thuhet duket se janë marrë vendime për një shtet real, por kush u pyet për këtë “shtet bektashian”? Unë jam bektashian, por nuk jam pyetur. Si bektashi kemi qenë tradicionalisht për një shtet, dhe ky ka qenë shteti shqiptar”, tha Ceka.
Ai u shpreh se për “Shtetin e Bektashinjve” duhet të vendosin besimtarët bektashinj dhe jo OKB.
“Është ide e papranueshme, një sfidë ndaj Kushtetutës, po shpallet një shtet që ëshë anti-kushtetues. Është një shtet që krijohet nga një shtet tjetër, nuk do të jetë asgjë tjetër veçse një kukull në duart e shtetit që e krijon. Dhe Kryegjyshata nga një institucion me vlera do të kthehet në një kukull”, tha Ceka.
(BalkanWeb)