Rusia dënoi të hënën një amerikan me gjashtë vjet burgim me akuzën se kishte tentuar të largonte në mënyrë të paligjshme djalin e tij, një shtetas rus, jashtë vendit, thanë zyrtarët.

Moska ka burgosur disa qytetarë amerikanë në vitet e fundit në raste që variojnë nga akuzat për spiunazh dhe sulm ndaj oficerëve të policisë deri te vjedhjet dhe mosmarrëveshjet familjare.

Një gjykatë në enklavën perëndimore të Kaliningradit vendosi se burri, i cili nuk u identifikua me emër, ishte fajtor për akuzat e “rrëmbimit” pasi u përpoq të ikte në Poloni me djalin e tij katërvjeçar në korrik 2023.

“Pa marrë pëlqimin e nënës ai u përpoq ta largonte fëmijën jashtë vendit”, postoi gjykata në Telegram.

Ai tha se i dyshuari shkoi me djalin drejt kufirit me Poloninë përpara se të linte automjetin dhe të përpiqej të “kalonte kufirin përmes pyllit dhe kënetës”, ku u ndalua nga rojet kufitare.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb