2 gola në 2 ndeshjet e fundit janë shifra që flasin qartë, më në fund, Myrto Uzuni është rikthyer të bëjë atë që di më mirë, është rikthyer të shënojë. Pas një fillimi sezoni shumë të vështirë, mes dëmtimeve dhe mungesës së një ftesë për në “Euro2024”, Uzuni po rikthehet të kap formën e tij më të mirë.
Në sfidën e fundit, atë kundër Malaga, “bomberi” kuqezi zbriti në fushë nga si titullar, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë gjeti golin duke besuar deri në fund te një aksion që dukej i humbur. Uzuni është përzgjedhur nga “SofaScore”, faqja e specializuar për statistikat, në formacionin më të mirë të javës së 6-të në La Liga2.
Rikthimi i Uzunit në formë është një lajm i shkëlqyer për Granada, me klubin spanjoll që nuk po gjen qetësi ku së fundmi ndryshuan edhe trajner. Mbetet për t’u parë nëse Sylvinho do ta grumbullojë në dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, pasi edhe në këtë turne, Uzuni ishte në liste pritje ku u ftua pasi Broja nuk ia doli të ishte pjesë e grupit.
(BalkanWeb)