Presidenti i ri i Iranit Masoud Pezeshkian, i ka konsideruar sulmet e Izraelit mbi Liban ku humbën jetën rreth 500 persona, si krizë humanitare.

“Ekziston rreziku që zjarri i ngjarjeve që po ndodhin (në Liban) të zgjerohet në të gjithë rajonin”, tha Pezeshkian.

Kur u pyet nëse Irani do ta këshillojë Hezbollahun që të përmbahet në përgjigjen e tij ndaj sulmeve izraelite, Pezeshkian tha se Hezbollahu po përballet me një vend të armatosur deri në dhëmbë dhe që ka akses në sisteme armësh shumë të zhvilluara.

“Ne nuk duhet të lejojmë që Libani të bëhet një Gazë tjetër në duart e Izraelit. Hezbollahu nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Hezbollahu nuk mund të qëndrojë i vetëm kundër një vendi që mbrohet, mbështetet dhe furnizohet nga vendet perëndimore, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Pezeshkian paralajmëroi se ngjarjet mund të shndërrohen në një konflikt rajonal, i cili mund të jetë i rrezikshëm për të ardhmen e botës dhe vetë planetit Tokë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb