Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është bërë protagonist i një momenti pikant, në vijim të fushatës për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Teksa ndodhej në Pensilvania, Trump ka hyrë në një market ushqimor gjatë një ndalese fushate. Ai ka hapur portofolin e tij dhe i ka dhënë një gruaje me tre djemtë e saj, 100 dollarë. Duke i zgjatur kartëmonedhën, Trump i tha gruas që të blinte diçka.
Kandidati republikan për president të SHBA është zotuar se do të ulë çmimet e produkteve në supermarkete nëse do të zgjidhet përballë Kamala Harris.
(BalkanWeb)