Arsenal ka qenë rivali kryesor në dy sezonet e fundit për ekipin e Manchester Cityt, me “topçinjtë” që kanë flirtuar me titullin kampion, pavarësisht se në fund ata që kanë triumfuar kanë qenë “qytetarët”. Edhe këtë sezon skuadra e Artetës shihet nga “bookmare” si dhe nga analistët në ishull se pretendentja kryesore së bashku me Citin për t’i shkuar deri në fund luftës për titull.

Edhe përballja e fundit në Etihad, vërtetoi se sa shumë punë do t’i duhet Cityt që të ruajë kurorën edhe këtë sezon, me skuadrën e Artetës që kryesoi deri në minutën e 97, për t’u barazuar me golin e Stones, në një sfidë që “topçinjtë” e luajtën me një lojtarë më pak, pas kartonit të kuq të Trossard, në fundin e pjesës së parë.

Pas kësaj përballje, është superkomjuteri “OPTA” i cili ka pëmbysuar favoritët për titull këtë sezon, duke i’a dhen stafetën Arsenalit. Kjo sipas “OPTA-s” edhe pas dëmtimit të rëndë të mesfushorit spanjoll Rodri, me të cilin në fushë City ka një mesatare prej 2.36 pikë për ndeshje, ndërsa sa herë ai nuk ka qenë prezent, kjo mesatare ka rënë në vetëm 2.04 pikë për ndeshje, duke rritur kështu me 24% mundësinë që Manchester City të humb ndeshjen.

Megjithatë këto janë thjesht statistika e parashikime, i takon Arsenalit të Mikel Artetës, që në sezonin e tij të tretë, në dualitetin e ethshëm me Cityn, t’ai “rrëmbejë” “qytetarëve”, titullin kampion, për ta rikthyer në Londër pas plotë 20 vitesh.

The Sun
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: