Një makinë në ecje përfshihet nga flakët në aksin rrugor Goricë-Korçë.

Sipas informacioneve, mjeti Benz ka pësuar një defekt, gjë që ka çuar në shpërthimin e flakëve, duke e djegur totalisht atë.

Fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjerët nuk kanë pësuar lëndime pasi kanë mundur të dalin në kohë, ndërkohë që zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Pustec/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Korçë-Gorricë e Madhe”, në afërsi të fshatit Djellas, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. Ç..

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb