Ushtria izraelite tha se ka kryer sërish sulme ajrore në jug të Libanit, raporton Anadolu.

Në deklaratën nga Zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite thuhet se pas sulmit të kryer dje ndaj rreth 1.300 objektivave në Liban, edhe sot avionët luftarakë bombarduan objektivat për të cilët pretendohet se i përkasin Hezbollahut.

Më tej në deklaratë thuhet se janë shënjestruar depot e armëve, qendrat komanduese dhe infrastruktura ushtarake e Hezbollahut në jug të Libanit dhe në rajonin Beqaa.

Në shumë vendbanime në veri të Izraelit në orët e mëngjesit ranë alarmet për sulm për shkak të raketave të lëshuara nga Libani. Teksa vazhdojnë sulmet ajrore të ushtrisë izraelite, mësohet se që nga mëngjesi janë lëshuar rreth 100 raketa nga Libani drejt Izraelit.

Nga zona u ngrit tym për shkak të disa raketave që kanë rënë në zona të hapura të vendbanimit. Zjarrfikësit izraelitë po përpiqen të shuajnë me 6 ekipe zjarrin e paraqitur.

Në qiell u dëgjuan shpërthime për shkak se sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite shkatërruan raketat e lëshuara nga Libani. Në anët e rrugëve, në zona të hapura në disa pika në veri të Izraelit kanë rënë raketa.

Në anën tjetër, në qiejt e qytetit strategjik Haifa në veri të Izraelit dëgjohen avionët luftarakë izraelitë.

Kujtojmë se në sulmet e Izraelit në Liban humbën jetën 492 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb